Merkel: Të ndalohet burka në Gjermani

Evropë

Merkel: Të ndalohet burka në Gjermani

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 14:05
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka bërë thirrje për ndalimin e burkës në Gjermani, duke shtuar se kriza e refugjatëve “ nuk duhet të përsëritet asnjëherë”.

Gjatë një adresimi në partinë e saj konsevatore CDU, Merkel tha se do të mbështesë ndalimin ndërkombëtar të mbulesës islamike që mbulon fytyrën, shkruan The Independent.

“Mbulesa e tërësishme e fytyrës duhet të ndalohet kudo që është e mundur ligjërisht”, u tha ajo delegatëve në Essen, për çka ka marrë duartrokitje të shumta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat