Merkel zgjidhet kryetare me 89.5 përqind të votave, paraqet vizionet e CDU-së

Evropë

Merkel zgjidhet kryetare me 89.5 përqind të votave, paraqet vizionet e CDU-së

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:44
Kancelarja gjermane Angela Merkel u rizgjodh sot në krye të partisë, Unioni Kristiandemokrat (CDU)

(E plotësuar) - Merkel mbetet shefja e CDU. Gjatë votimeve të përgjithshme partiake në Essen, ajo fitoi 89.5 përqind të votave, që i hap rrugën për t’u bërë kancelare për herë të katërt në Gjermani - gjithmonë nëse fiton partia e saj CDU. Ajo mori 845 vota “për” nga 944 vota të vlefshme. 5 vota ishin të pavlefshme.

Pavarësisht se rezultati ishte bindës, ky rezultat është i dyti më i dobët në historinë e saj. Për krahasim në 2014 ajo mori 96.7 përqind vota pro, ndërsa në 2012 mori 97.94% vota "për".

Por, duke marrë 89,5 për qind të votave, rezultati i saj i dytë më i dobët që prej 16 vitesh në krye të CD-së, ajo ka humbur shtatë pikë në rizgjedhjen e saj në krye të presidencës së partisë, në raport me dy vite më parë.

Kjo rënie vjen për shkak të kritkave ndaj politikës së saj të pritjes së migrantëve në vitin 2015./BS/

Image

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti një fjalim të zjarrtë në Kongresin e CDU-së. Rreth 1000 delegatët e mbledhur e përshëndetën me një duartrokitje prej 11 minuta.

Bota ka ndryshuar në vitin 2016: kancelarja Angela Merkel u përpoq në fjalën e saj në Kongresin e CDU-së që të mobilizojë partinë e saj përballë sfidave që e presin vitin e ardhshëm kur mbahen zgjedhjet parlamentare. Merkeli në fjalën e saj në Esen u koncentrua tek disa nga çështjet më të rëdnësishme me të cilat po përballet CDU dhe Gjermania: siguria, ekstremizmi islamik dhe migrimi. Si boshtet më të rëndësishme të politikës së CDU-së ajo përmendi ekonominë e fuqishme, vendet e sigurta të punës, bashkveprimin në shoqëri, veprimin e fuqishëm të shtetit juridik kundër dhunës dhe terrorit si dhe përgjegjësinë ndërkombëtare kundër luftës, varfërisë, urisë dhe ndryshimit të klimës.

Ndalimi i burkës

Merkel foli shumë qartë kundër mbulimit të plotë të femrave, në vendet ku atë e ndalon ligji. "Tek ne thuhet: duhet të tregosh fytyrën, ndaj mbulesa e plotë nuk është në rregull dhe duhet të ndalohet, në vendet ku është e mundur", theksoi Merkel. Kjo deklaratë u përshëndet me duartrokitje të fuqishme të 1000 delegatëve prezent.

Populizmi nuk është kurfarë alternative. "Kush është populli dhe kush paraqet popullin, këtë e vendosim ne, këtë e vendosë populli, pra ne të gjithë. Dhe jo një grusht njerëzish, pavarësisht sa të zëshëm janë ata", theksoi shefja e CDU-së, e cila këtu mendonte tek demonstruesit e lëvizjes Pegida, të cilët çdo të hënë mbajnë protesta nën moton "Ne jemi popullit".

Image

"Integrimi i të djashtës"

CDU gjendet para një fushate shumë të vështirë, për shkak të sulmeve nga e djathta dhe e majta. "Nuk do të jetë fare lehtë", tha Merkel duke shtuar se detyra kryesore tani është të evitohet krijimi i një koalicioni kuq-kuq-gjelbër (SPD, E Majta, Ekologjistët). Me rëndësi është, siç tha, "integrimi i forcave të djathta".  Merkel bëri thirrje për veprimin e përbashkët të kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve CDU/CSU, ku kohët e fundit ka pasur mospajtime të mëdha, në veçanti në çështjen e refugjatëve.

"Sër pari duhet të forcojmë Evropën"

Merkel paralajmëroi për dobësimin e Evropës. Ajo rikujtoi fjalët e ish-kancelarit Helmut Kohl se "Evropa është një çështje e luftës dhe paqës". "Gjermania mund të jetë mirë vetëm nëse Evropa i ka punët mirë", tha Merkel duke shtuar se bota është destabilizuar në vitin 2016. Tani duhet të angazhohemi me të gjitha forcat për forcimin e Evropës, në mënyrë që të dal sa më parë nga kriza. Kancelarja konkretisht përmendi Brexitin, sepse dalja e Britanisë së Madhe e ka dobësuar tregun e brendshëm. Por qasja tek tregu i brendshëm mund të garantohet vetëm nëse respektohen liritë elementare në BE.

Merkel u tregua e mllefosur me zhvillimet në Siri, e cila po fundoset në luftë. Shembulli më i mirë për këtë është qyteti Alepo. Zhvillimet atje janë një "turp". Merkel sërish kundërshtoi mbështetjen nga Rusia të regjimit të Baschar al-Assadit.

"Nuk do të përsëritet"

Lidhur me krizën e refugjatëve Merkel tha se një katastrofë e ngjashme si ajo në vitin 2015 nuk guxon të përsëritet. Në një gjendje të këtillë të rëndë, Gjermania është "treguar nga ana e saj më e mirë", me solidaritetin e treguar ndaj refugjatëve. Refugjatët e ikur nga lufta, përndjekjet dhe mangësia e perspektivës kanë gjetur mbështetje në Gjermani. Ata që kanë nevojë për mbështetje duhet të mbeten në Gjermani, ndërsa të tjerët duhet të largohen nga vendi.

Merkel ka kandiduar për rizgjedhje në krye të partisë CDU. Ajo është kryetare e partisë qe 17 vjet. Merkel ka vendosur të rikandidojë për të katërtën herë me radhë për postin e kancelares në Gjermani. Fjalimi i kancelares Merkel u përshëndet me duartrokitje të gjatë prej 11 minuta. Pasdite do të votohet për postin e kryetares dhe do të shihet nëse Merkel do ta ketë mbështetjen e plotë të partisë.

Merkel mbetet shefja e CDU. Gjatë votimeve të përgjithshme partiake në Essen, ajo fitoi 89.5 përqind të votave, që i hap rrugën për t’u bërë kancelare për herë të katërt në Gjermani - gjithmonë nëse fiton partia e saj CDU. Ajo mori 845 vota “për” nga 944 vota të vlefshme. 5 vota ishin të pavlefshme.

Pavarësisht se rezultati ishte bindës, ky rezultat është i dyti më i dobët në historinë e saj. Për krahasim në 2014 ajo mori 96.7 përqind vota pro, ndërsa në 2012 mori 97.94% vota "për".

Por, duke marrë 89,5 për qind të votave, rezultati i saj i dytë më i dobët që prej 16 vitesh në krye të CD-së, ajo ka humbur shtatë pikë në rizgjedhjen e saj në krye të presidencës së partisë, në raport me dy vite më parë.

Kjo rënie vjen për shkak të kritkave ndaj politikës së saj të pritjes së migrantëve në vitin 2015.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat