Alarmohet Gjermania: Propaganda dhe sulmet kibernetike të Rusisë shënojnë rritje

Evropë

Alarmohet Gjermania: Propaganda dhe sulmet kibernetike të Rusisë shënojnë rritje

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:01
Ilustrim

Agjencia e Brendshme e Inteligjencës në Gjermania ka thënë sot se është shënuar rritje e madhe e propagandës dhe dezinformomit rus që për qëllim ka destabilizimin e shoqërisë gjermane, si dhe sulmet kibernetike kundër partive politike.

“Po shohim sulme kibernetike spiunuese dhe operacione kibernetike në rritje, të cilat më shumë mundësi mund t’i rrezikojnë zyrtarët qeveritarë gjermanë , anëtarët e parlamentit dhe punëtorët e partive të brendshme,” ka thënë shefi i Agjencisë të Brendshme të Inteligjencës (BfV), Hand-Georg Maassen.

Ai ka shtuar se ka prova të mëdha për përpjekje të tilla dhe tha se pritet të ketë sulme të tjera kibernetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat