Gjykata greke refuzon ekstradimin e dy ushtarakëve turq

Evropë

Gjykata greke refuzon ekstradimin e dy ushtarakëve turq

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 09:33
Ushtarët e Turqë

Një gjykatë në Greqi ka refuzuar kërkesën për ekstradimin në Turqi për dy nga tetë ushtarakët e dyshuar si puçistë, të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj dy ushtarëve puçistë, të cilët u gjykuan në Gjykatën e Apelit në Athinë, gjyqtarët vendosën që ushtarakët të mos ekstradohen në Turqi.

Në seancat e mëparshme është vendosur për ekstradimin e tre ushtarakëve të tjerë si dhe për refuzimin e ekstradimit të pesë të tjerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat