Kurz: Të bllokohen bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE

Evropë

Kurz: Të bllokohen bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 13:45
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz kërkon të bllokojë vendimin e Këshillit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për vazhdimin e bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE.

Kurz u shpreh për agjencinë zyrtare austriake të lajmeve, APA, se do të kërkonte një ngrirje të bisedimeve për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut në Turqi.

“Ne nuk jemi të përgatitur për të rënë dakord me draftin e rezolutës së tanishme, pasi nuk përfshin një reagim të  nevojshëm për zhvillimet në Turqi”, deklaroi ministri i Jashtëm.

“Kundërshtarët janë të frikësuar, politikanët e opozitës janë arrestuar dhe dënimi me vdekje pritet të rivendoset, përkundër këtyre një reagim i qartë nga BE-ja është i nevojshëm”, përfundoi Kurz.

Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së do të takohet sot dhe nesër në Bruksel.

Paketa e zgjerimit për vitin 2016 është pjesë e rendit të ditës së martë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat