Kroacia ka bllokuar Serbinë në BE

Evropë

Kroacia ka bllokuar Serbinë në BE

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 18:50
Ilustrim

Beograd - Kroacia ka bllokuar hapjen e kapitullit 26, dhe kryeministri Vucic njofton se ai nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare me BE-në qoftë se ajo nuk e tërheq bllokadën, njofton media

Kapitulli 26 ka të bëjë me kulturën dhe arsimin.

Vucic ka udhëtuar në Bruksel dhe nëse Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk arrin një marrëveshje për zhbllokim, ai sonte do të largohet nga Brukselit dhe nesër nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare, e cila do të diskutohet për hapjen e kapitujve.

Të premten, në një takim të mbyllur të grupit të punës të Këshillit për Zgjerimin e BE-së, nuk është arritur consensusi i duhur.

Kroacia nuk është i vetmi vend me pyetje dhe dilema në lidhje me hapjen e këtij kapitulli sepse dritën e gjelbër nuk e kanë dhënë edhe disa vende të tjera, por për Kroacinë, siç thotë "Vecernji list", është e debatueshme nëse Serbia është e gatshme të garantojë arsimin në gjuhët e pakicave.

Deri më tani, konsensusi i të gjitha 28 shteteve anëtare të BE-së është arritur për hapjen e kapitullit 5, që ka të bëjë me prokurimin publik dhe janë afër konsensusit për kapitullin 25, për shkencë dhe hulumtim, i cili me gjasë do të hapet të martën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat