Hollande: BE të bëjë thirrje për armëpushim në Aleppo

Evropë

Hollande: BE të bëjë thirrje për armëpushim në Aleppo

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 16:32
Presidenti francez Francois Hollande

Presidenti francez Francois Hollande tha se do të donte që liderët e  vendeve anëtare të bashkimit Evropian në samitin e sotëm në Bruksel, të bëjnë  thirrje për një armëpushim në Aleppo për të lejuar evakuimin e civilëve dhe të plagosurve.

“Armëpushimi është parakusht për të ndodhur një gjë e tillë, dhe kjo është ajo që Këshilli i Evropës duhet të kërkojë -Armëpushim dhe evakuimin e të gjithë civilëve dhe në fund negociata politike.  Evropa duhet të sigurohet  që zëri i saj të dëgjohet”, tha ai, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat