“Rusia dhe Irani nuk kanë asnjë meritë për evakuimet që po ndodhin në Aleppo”

Evropë

“Rusia dhe Irani nuk kanë asnjë meritë për evakuimet që po ndodhin në Aleppo”

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 19:54
Alepo

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka ftuar në një mbledhje ambasadorët rusë dhe iranianë në Londër për të biseduar për gjendjen në Siri.

Boris Johnson ka akuzuar dy vendet se kanë dështuar në detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Ata nuk kanë asnjë meritë për evakuimin që po ndodh aktualisht në Aleppo”, ka thënë gjatë mbledhjes.

Irani dhe Rusia mbështesin qeverinë e Sirisë, ndërsa Britania e Madhe mbështet opozitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat