BE dënon ashpër vrasjen e ambasadorit rus

Evropë

BE dënon ashpër vrasjen e ambasadorit rus

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 20:39
Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është solidarizuar me Rusinë pasi ambasadori i saj në Turqi u vra në Ankara.

“Bashkimi Evropian dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme këtë sulm kundër përfaqësuesit tuaj në Turqi. Ne dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me Rusinë përballë këtij veprimi të dhunshëm dhe kriminel”, tha ajo në një deklaratë për median.

Ambasadori Andrei Karlov u vra në Ankara teksa po mbante një fjalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat