Ia vranë burrin, por ja çfarë i ndodh gruas së ambasadorit rus

Evropë

Ia vranë burrin, por ja çfarë i ndodh gruas së ambasadorit rus

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 07:45
E veja e ambasadorit rus Andrei Karlov

E veja e ambasadorit rus Andrei Karlov, Marina raportohet të ketë pësuar një “krizë nervore’ në momentet pasi ajo mësoi se i shoqi u vra në Ankara të hënën. 

Për fat te keq gjithçka ndodhi para syve te saj, teksa ajo ishte duke ndjekur fjalën e bashkëshortit ne ekspozitën ku ai po merrte pjese. 

Pasi Karlov u qëllua për vdekje nga prapa nga polici jo në detyrë Mevlut Mert Altintas, 22 vjeçar, Marina ra në dysheme si të tjerët që ndodheshin në ekspozitën fotografike. 

Ajo u dërgua në spital, dhe është shoqëruar nga mjeku i ambasadës dhe psikologët, në ceremoninë e dërgimit të eshtrave të burrit të saj në Moskë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat