Rusia: Është shumë herët të themi se kush na e vrau ambasadorin

Evropë

Rusia: Është shumë herët të themi se kush na e vrau ambasadorin

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 12:58
Ambasadori rus

Kremlini ka thënë sot se është tepër herët të thuhet se kush qëndron prapa vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, i cili të hënën u qëllua për vdekje nga një person i armatosur në Galerinë e Arteve në Stamboll.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Turqisë i ka thënë Sekretarit të Jashtëm të SHBA-së, John Kerry, se Ankaraja dhe Moska besojnë se ndjekësit e klerikut mysliman Fethullah Gulen, qëndrojnë pas vrasjes së ambasadorit.

Por, kur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet sot rreth komenteve të ministrit të Jashtëm të Turqisë, ai tha se është tepër herët që të nxirren përfundime për atë se kush ka mundur ta orkestronte vrasjen e tij.

“Kemi nevojë të presim për rezultatet e grupit të përbashkët hetues. S’ia vlenë të ngutemi me përfundime,” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat