Fronti Al Nusra përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus

Evropë

Fronti Al Nusra përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 13:11
Ilustrim

Përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi Andrey Karlov e ka marrë organizata terroriste “Xheish Al Farah” e njohur më herët si Fronti Al Nusra, bën të ditur sot agjencia ruse.

Agjencia ruse thirret në  rrjetin televiziv “El Sumarije”.

 Karlov është vrarë të hënën në mbrëmje në Ankara ndërsa nesër do të varroset në Moskë.

 Ambasadorin rus e ka vrarë një polic turk derisa ambasadori mbante një fjalim në një ekspozitë të fotografive në Ankara.

 Autoritetet turke dhe ruse sulmin e kanë vlerësuar si akt terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat