Vritet në Milano terroristi i Berlinit

Evropë

Vritet në Milano terroristi i Berlinit

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 11:00
Sipas policisë, Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit.

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë Marko Minit ka konfirmuar sot se në Milano është vrarë i dyshuari për sulmin në tregun e Krishtlindjes në Berlin, tuniziani Anis Amri.

Minit në një konferencë për media tha se  i vrari është identifikuar se është Anis Amri, personi i njëjtë që të hënën kreu sulmin terrorist në Berlin.

Personi i vrarë mbrëmjen e të enjtes në Milano është vrasësi i Berlinit, Amri. Ai mbeti i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Sipas informacioneve të para, ka qenë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur. 

Sipas policisë, Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. 

Por në vend të tyre, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa. 

Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por mediat italiane flasin se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin.

Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat