Për propagandë terroriste në gjashtë muajt e fundit në Turqi janë marrë në pyetje 3.710 persona, prej të cilëve 1.656 janë arrestuar.
Një deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë potencohet se hetimi është iniciuar ndaj personave të cilët përmes faqeve të rrjeteve sociale kanë bërë propagandë terroriste.
Hetimet rezultuan me arrestimin e 1.656 personave për propagandë terroriste, për inkurajim të urrejtjes kombëtare, lidhje me organizatat terroriste, fyerje kundër zyrtarëve shtetërorë dhe krime të tjera.
Më tej thuhet se në gjashtë muajt e fundit janë marrë në pyetje 3.710 persona, prej të cilëve 1.656 janë arrestuar, të tjerët u liruan, ku për pjesën më të madhe u vendos masa ndaluese.