Papa Françesku: Fëmijët janë viktima të luftës dhe dhunës

Evropë

Papa Françesku: Fëmijët janë viktima të luftës dhe dhunës

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 11:42
Papa Frençesku

Në Vatikan është mbajtur mesha e Krishtlindjeve e drejtuar nga Papa Françesku. Mesha e mbajtur në bazilikën Shën Pjetri filloi me ardhjen e kardinalëve dhe të Papës.

Në fjalimin e tij në meshë, Papa Frençesku ka folur rreth fëmijëve që janë viktima të luftës dhe dhunës, ku ai ka vënë në dukje se në ditët e sotme fëmijët e ardhur në këtë botë përballen me vuajtje të mëdha.

Kreu i Vatikanit është shprehur se fëmijët e ditëve të sotme teksa duhet të rriten me dhembshurinë e prindërve ato jetojnë nëpër strehimore, duke u larguar nga bombardimet. Ai ka shtuar se fëmijët teksa duhet të jenë duke luajtur me lodra në duar, kanë në duar armë apo janë të detyruar të migrojnë me gomone.

Mesha tradicionale në bazilikë ka përfunduar me këngën "Tu scendi dalle stelle (Ti po zbret nga yjet)" dhe me vendosjen nga Papa Françesku të statujës foshnje të Isait në shpellën e improvizuar brenda kishës së Betlehemit ku Hz. Isai ka lindur.

Papa Françesku do të mbajë edhe fjalimin tradicional "Urbi et Orbi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat