Turqi: Arrestohen 60 biznesmenë, dyshohen për lidhje me Gulenin

Evropë

Turqi: Arrestohen 60 biznesmenë, dyshohen për lidhje me Gulenin

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu” raporton se 60 biznesmenë janë arrestuar nën dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e Fethullah Gulenit, të cilën Ankaraja e mban përgjegjëse për puçit e dështuar të muajit korrik 2016.

Sipas kësaj agjencie, 110 biznesmenë u sollën para gjykatës sot në Stamboll, ku do të arrestohen edhe formalisht për akuzat për “anëtarësi në organizatë terroriste”.

Por, 50 nga ta janë liruar me kusht, edhe pse prokuroria do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Të dyshuarit akuzohen se i takojnë organizatës të Gulenit, të cilin Turqia e akuzon se e ka orkestruar tentim puçin.

Gulen, nën anën tjetër, i mohon akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat