Erdogan: Edhe ekonomia turke është e kërcënuar nga sulmet terroriste

Evropë

Erdogan: Edhe ekonomia turke është e kërcënuar nga sulmet terroriste

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:46
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ekonomia e vendit ndodhet nën një sulm terrorist të ngjashëm me valën e sulmeve të dhunshme që e kanë goditur Turqinë në muajt e fundit.

Duke folur para administratorëve të fshatrave, Erdogan iu ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë ta shesin dollarin dhe euron në mënyrë që ta luftojnë kërcënimin ndaj ekonomisë turke.

Më shumë se 30 sulme të mëdha kanë ndodhur në Turqi, që fillimisht janë lidhur me militantët kurdë dhe të Shtetit Islamik (ISIS). Pasiguria, bashkë me paqëndrueshmërinë politike që kulmin e arriti me një tentim puç në korrik të vitit të kaluar, kanë pasur një ndikim të madh në ekonomi.

Monedha turke arriti pikën më të ulët ndonjëherë kundër dollarit gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, Erdogan ka thënë: “Nuk ka dallim se ku përqendrohen qëllimet, mes një terroristi me revole dhe bombë në duar dhe një terroristi që ka dollar, euro dhe kamata interesi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat