Hollande: Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë

Evropë

Hollande: Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 23:32
Francois Hollande

Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për këshilla nga jashtë, për të zgjidhur çështjet e saj të brendshme, tha sot Presidenti francez Francois Hollande, duke ju përgjigjur kritikave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili foli për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

"Evropa gjithmonë do të jetë e përgatitur për bashkëpunim transatlantik, apo do të përcaktojë rrugën në bazë të interesave dhe vlerave të saj", tha Hollande në një ceremoni në Paris të përgatitur për nder të largimit të ambasadores së SHBA-ve, Jane Hartley, raporton  AFP.

Ndaj fjalës së Presidentit amerikan kanë reaguar edhe zyrtarë tjerë evropianë dhe Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat