ISIS po planifikonte një sulm të dytë në Nice

Evropë

ISIS po planifikonte një sulm të dytë në Nice

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:13
Pamje nga sulmi në Nice të Francës

Shteti Islamik (ISIS), ishte duke planifikuar një sulm të dytë në vendpushimin francez të Nicës, sipas hetuesve.

Organizata islamike duket se ka qenë duke e planifikuar sulmin e dytë në Nice, një muaj pasi bëri kërdi me sulmin në shëtitoren ‘Promenade des Anglais’ kur një kamion 19 tonësh hyri në turmën e njerëzve, raporton ”Sunday Express”.

Hetuesit francezë kanë analizuar tekstet e mesazheve të dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të shoferit të kamionit Mohamed Lahouaiel Bouhlel, vetëm 8 ditë para se ai të futej qëllimisht me kamion në turmë, duke vrarë 84 njerëz.

Kunati i Mohamed Lahouaiej Bouhlel, Hamdi Zagar, i cili është aktualisht nën hetim, i ka dërguar 2 mesazhe drejt Mohamed Oualid aka “Walid” Ghraieb, i arrestuar gjithashtu me të njëjtat akuza.

I pari është dërguar në 9.54pm, me datën 14/07/16, në datën kur ndodhi sulmi.

Ndërsa, i dyti është dërguar në 10.04pm në të cilën thuhej 15/08/16.

Policia anti-terroriste kishte zbuluar me parë një mesazh në telefonin e terrorsitëve në të cilin thuhej: “Kam materiale”.

Mesazhi i është referuar një sasie të konsiderueshme armësh, duke përfshirë edhe granata, që u gjetën më pas një pjesën e pasme të kamionit.

Përgjegjësinë për sulmin në Nice e mori Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat