Detaje të tjera rreth sulmuesit që la 39 persona të vdekur në Turqi

Evropë

Detaje të tjera rreth sulmuesit që la 39 persona të vdekur në Turqi

Më: 19 janar 2017 Në ora: 07:37
Abdulgadir Masharipov

Personi i dyshuar për vrasjen e 39 njerëzve në një sulm në klubin e natës Reina në Stamboll, në prag të Vitit të Ri ka zgjedhur vendin e sulmit rastësisht, sipas mediave lokale.

Fillimisht Abdulgadir Masharipov tha se  i ashtuquajturi Shteti Islamik  e kishte urdhëruar që të sulmojë një zonë në sheshin Taksim.

Ai u detyrua të ndryshojë objektivin e tij për shkak të sigurisë në rajon, sipas gazetës Hurriyet.

Ai u kap nga policia turke të hënën.

Abdulgadir Masharipov tha se udhëzimet për sulmin erdhën nga Raqqa e Sirisë.

"Unë kam ardhur në Taksim në prag të Vitit të Ri, por masat e sigurisë ishin të rrepta. Nuk ishte e mundur për të kryer sulmin," citohet të ketë thënë ai.

" Jam urdhëruar që të gjej një objektiv të ri në këtë zonë. Reina dukej i përshtatshëm për sulmin. Nuk dukej se kishte masa të larta të sigurisë  ," shtoi ai.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin në Hurriyet, e cila nuk ka  shpjeguar se si arriti të marrë intervistën e sulmuesit në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat