Bilanci i viktimave në sulmin në Mali arriti 77 persona

Evropë

Bilanci i viktimave në sulmin në Mali arriti 77 persona

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Shtatëdhjetë e shtatë persona humbën jetën në sulmin e djeshëm me bombë ndaj një kampi në Malin Verior, deklaroi sot zëdhënësi i armatës franceze.

Franca ndërmori një operacion ushtarak në Mali në vitin 2013 që t'i dëbojë grupacionet islamike, që e kanë marrë kontrollin ndaj territoreve më të mëdha një vit më parë. 

Grupi xhihadist Al Murabitun, i lidhur me degën afrikanoveriore në Al Kaeda, e mori përgjegjësinë për sulmin në Mali, në të cilin u lënduan 115 persona.

Sulmi ndodhi në bazën ushtarake në qytetin Gao, ku janë sistemuar ushtarët e Malit dhe qindra ish-luftëtarë që kanë nënshkruar marrëveshjen paqësore me Qeverinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat