Turistët e bllokuar në hotelin e goditur nga oreteku, kërkojnë ndihmë përmes telefonit

Evropë

Turistët e bllokuar në hotelin e goditur nga oreteku, kërkojnë ndihmë përmes telefonit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 16:03
Orteku në Itali

Turistët të cilët janë të bllokuar brenda hotelit në Itali që u godit nga orteku, janë duke u dërguar mesazhe të dashurve të tyre .

“Ndihmë, ndihmë, jemi duke vdekur nga të ftohtit”, ka shkruar një nga turistët e bllokuar.

Disa të tjerë u kanë shkruar direkt shërbimeve emergjente duke iu kërkuar ndihmë.

Këtë mëngjes është raportuar se më shumë se 30 persona janë bllokuar në hotel që gjendet në regjionin e Abruzzo-s, pasi u goditë nga orteku.

Deri tani një person është nxjerrë i vdekur nga bora, kurse dy të tjerë të gjallë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat