Publikohen pamjet kur shpëtohen tetë persona, të bllokuar brenda hotelit të “gllabëruar” nga orteku në Itali

Evropë

Publikohen pamjet kur shpëtohen tetë persona, të bllokuar brenda hotelit të “gllabëruar” nga orteku në Itali

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:31
Pamje nga video

Tetë persona duke përfshirë edhe fëmijë janë gjetur të bllokuar të gjallë në një hotel italian që u godit nga një ortek.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë ekipet e shpëtimit që kanë përdorur duart e tyre për të gërmuar në borë, për të liruar ata nga ndërtesa.

Ekipet e shpëtimit lokalizuan grupin i cili ishin fshehur në një kuzhinë të hotelit të bllokuar për rreth 40 orë, ku kishin ndezur zjarr dhe kishin ngrënë gjërat e gjendura në dollapët aty.

Ata të gjithë janë nxjerrë nga aty dhe janë dërguar në spitalet në qytetet e Pescara dhe Aquila.

Dhe për këtë ngjarje janë publikuar edhe pamjet, ku shihen dy njerëz, njëri djalë i ri, duke u shpëtuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat