Mario Draghi nën hetim

Evropë

Mario Draghi nën hetim

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:30
Mario Draghi

Avokatja evropiane e Popullit njoftoi sot hapjen e një hetimi mbi presidentin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Draghi, për shkak të pjesëmarrjes së tij në Grupin e të Tridhjetëve (G30), një forum ndërkombëtar ku bëjnë pjesë drejtues të sektorit financiar publik dhe privat.

“Ky hetim vjen pas një padie të OJQ-së, Corporate Europe Observatory”, shpjegon Avokatja e Popullit, Emily O’Reilly në një letër që i drejtohet Mario Draghi-t, të datës 17 janar.

Përveç Draghi-t, hetimi synon gjithashtu implikimin e përgjegjësve të lartë të BQE-së që punojnë gjithashtu për G30-n.

Anëtarë të G3-ës janë personalitete si presidentët e bankave private UBS dhe “JP Morgan”, guvernatorët e bankës së Anglisë, të Japonisë dhe Kinës si dhe personalitete të tjera si ish-presidenti i BQE-së, Jean-Claude Trichet, fituesi i çmimit Nobel i Ekonomisë, Paul Krugman apo ish-presidenti i Rezervës Federale Amerikane, Ben Bernanke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat