Sulm me raketë në Stamboll

Evropë

Sulm me raketë në Stamboll

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:07
Policia turke

Një raketë u shkarkua në afërsi të selisë së policisë në qytetin më të madh të Turqisë në Stamboll të premten, por nuk ka pasur njoftime për viktima, raporton CNN Turk, përcjell Bota sot.

Turqia është goditur nga një seri e sulmeve me bomba gjatë muajve të fundit, disa për të cilat përgjegjësinë e kanë marrë militantët e PKK kurdë dhe ISIS.

Selia e policisë është e vendosur në rrethin Fatih të Stambollit, në pjesën evropiane të qytetit.

Një person i armatosur vrau 39 njerëz në një klub nate në Stamboll në ditën e Vitit të Ri në një sulm të pretenduar nga Shteti Islamik. Më 10 dhjetor, dy bomba nga militantët kurdë shpërthyen jashtë një stadium futbolli në qytet, duke vrarë 44 persona./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat