Shpërthim në Paris, plagosen 5 persona

Evropë

Shpërthim në Paris, plagosen 5 persona

Më: 21 janar 2017 Në ora: 10:05
Pamje nga videoja

Dy kate të një ndërtese tre-katëshe janë shembur pas një shpërthimi i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të gazit. Të paktën pesë persona janë plagosur, dy prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë

Shpërthimi ka ndodhur të premten pasdite, në periferinë perëndimore të Parisit, gjegjësisht në Boulogne-Billancourt, njoftojnë mediat franceze.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo ndërtesa veç ishte shembur.

Autoritetet besojnë se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat