Tre sulme kundër policisë në Stamboll

Evropë

Tre sulme kundër policisë në Stamboll

Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:34
Pamje nga Turqia

Një person ka hapur zjarr mbi një makinë policia sot në Stamboll, pa shënuar viktima, disa orë pas dy sulmeve në qytet kundër policisë dhe partisë në pushtet, bëhet e ditur nga mediat turke.

Kjo seri sulmesh regjistrohet në një klimë të përkeqësuar sigurie dhe në një kontekst të tensionuar politik në Turqi, një shtet i tronditur nga një valë e paprecedentë sulmesh.

Një agresor hapi zjarr mbi një makinë policie mëngjesin e sotëm në Esenyurt, ndarje administrative e pjesës evropiane të Stambollit, pa mundur të plagosë agjentët në brendësi. Ai është larguar duke lënë pas një qese plastike dhe një granatë, sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”.

Të premten në mbrëmje, një raketë është hedhur kundër selisë së policisë në Stamboll, duke prekur murin ndarës. Në këtë godinë po mbahet në paraburgim autori i sulmit tragjik në një diskotekë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, sulm i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik.

Një tjetër predhë ka goditur pak më vonë një ambjent të partisë AKP në pushtet, pa mundur të shpërthejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat