Gjenden 3 qen të gjallë nën hotelin e rrënuar, rriten shpresat për gjetjen e më shumë njerëzve të gjallë

Evropë

Gjenden 3 qen të gjallë nën hotelin e rrënuar, rriten shpresat për gjetjen e më shumë njerëzve të gjallë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 16:19
Itali

Ekipet e shpëtimit në Itali njoftojnë se i kanë gjetur tre qen të gjallë nën rrënojat e hotelit malor italian të goditur nga orteku i borës.

Zëdhënësi i zjarrfikësve italian, Fabio German, ka thënë se kjo gjetje sinjalizon se ende ekzistojnë mundësitë për gjetjen e disa nga 23 personave që ende ndodhen të gjallë nën borë. Ekipet emergjente shpresojnë se të mbijetuarit kanë gjetur gropa ku ka ajër nën rrënoja dhe tone bore. Deri tani nëntë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga hoteli i mbuluar me borë “Rigopiano”, i cili u godit nga rreth 60.000 tonë borë më 18 janar.

Gjashtë persona kanë vdekur në hotel. Por, kushtet janë duke u përkeqësuar në hotel për shkak se bora është duke u shndërruar në akull.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat