Skemë e re kufizimesh në Paris për shkak të ndotjes së ajrit

Evropë

Skemë e re kufizimesh në Paris për shkak të ndotjes së ajrit

Më: 23 janar 2017 Në ora: 21:59
Ilustrim

Parisi ka nisur aplikimin e një skeme të re të kufizimeve në trafik duke përdorur pulla me ngjyra në një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit, pasi kryeqyteti francez është përballur me një seri rekordesh për sa i takon niveleve të ndotjes.

Një pjesë e madhe e Francës në fakt ka përjetuar nivele të larta të pjesëzave që dëmtojnë shëndetin që emetohen nga trafiku rrugor, veçanërisht nga motorët diesel.

Parisi, bëhet kështu i pari qytet francez që publikon sistemin e pullave “Crit Air”, që detyron të gjitha makinat që të kenë një pullë ngjitëse me një ngjyrë të koduar, që tregon moshën dhe nivelin e ndotjes.

Pullat do të lejojnë policinë që të kontrollojë se cilat mjete mund të qarkullojnë në qendër të qytetit. Deri më tani, Parisi ndalonte qarkullimin e makinave mbi bazën e numrave tek apo çift të targave, por autoritetet shpresojnë se kjo skemë e re do ti lejojë të kufizojnë sadopak kërcënimin nga ndotja.

Çdo shofer duhet të porosisë pullën online. Kjo e fundit i kategorizon mjetet mbi bazën e moshës, gazrave që lëshon dhe burimit të energjisë që përdor. Sa më pak që një mjet ndot, aq më i lirshëm është pronari i tij të qarkullojë në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat