Franca nën kërcënimin e sulmeve kibernetike

Evropë

Franca nën kërcënimin e sulmeve kibernetike

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:25
Ilustrim

A mund të ndërhyjnë hakerat në zgjedhjet presidenciale në Francë? Ekspertët e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike (FIC) u bëjnë thirrje politikanëve francezë për më tepër vigjilencë përballë rrezikut që rëndon mbi procesin zgjedhor të prill-majit.

Në konferencën vjetore që mbledh sot dhe nesër në Lilë (veri) autoritetet franceze dhe ekosistemin e sigurisë kibernetike, si rasti i piraterisë së email-eve të partisë demokrate amerikane që i atribuohet hakerave rusë është perceptuar si një veprim i paprecedentë dhe një paralajmërim për evropianët.

“Ndodhemi në kontekstin e kibernetikës së një Lufte të Ftohtë”, theksoi Gérôme Billois, një zyrtar i zyrës konsulente “Wavestone” që konstaton disa dobësi në procesin zgjedhor në Francë, transmeton atsh.

Listat zgjedhore të administruara nga kryebashkiakët janë digjitale, pra potencial për sulme të mundshme kibernetike. Mund të imagjinosh për shembull software që shkaktojnë “gabime në përpilimin e listave, duke zhvendosur rrjeshtat apo fshirë emrat, që do të sjellin si pasojë mungesë besueshmërie në procesin zgjedhor”, u shpreh ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat