Dijsselbloem: Evropa do të jetë e vetme

Evropë

Dijsselbloem: Evropa do të jetë e vetme

Më: 26 janar 2017 Në ora: 23:08
Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem pohoi sot se BE-ja do të jetë e vetme gjatë viteve të ardhshme, pas zgjedhjes së Donald Trumpit President i SHBA-së dhe sipas tij kjo ndoshta është “një mundësi e mirë”.

“Kam arritur në përfundimin se do të jemi krejt të vetëm përgjatë viteve në vazhdim, që mund të jetë një mundësi e mirë”, deklaroi Dijsselbloem në Bruksel, përpara një takimi të Eurogrupit, organ joformal i përbërë nga 19 ministrat e Financave të eurozonës.

“Nisur nga këto pikëpyetje, shprehem ndoshta Evropa ka nevojë për të punuar së bashku”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat