Ministri i Financave, Schäuble përjashton mundësinë e uljes së borxhit grek

Evropë

Ministri i Financave, Schäuble përjashton mundësinë e uljes së borxhit grek

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 15:49
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble sërish kundërshtoi në mënyrë të prerë çdo formë të reduktimit të borxhit grek, me kërkesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke vlerësuar se Greqia duhet në një rast të tillë të lërë zonën euro.

“Nuk mund të vendosim një reduktim të borxhit të një anëtari të monedhës së përbashkët, fakt i përjashtuar nga Traktati i Lizbonës”, deklaroi ministri gjerman gjatë një interviste në televizionin publik ARD dje në mbrëmje.

“Mbi këtë kërkesë, Greqia duhet të largohet nga Bashkimi Monetar”, shtoi ai.

“Asnjë anëtar i vendeve të Bashkimit Monetar nuk mund të jetë përgjegjës për huatë e vendeve të tjera”, pohoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat