Kryeministrja polake në spital pas një aksidenti në komunikacion

Evropë

Kryeministrja polake në spital pas një aksidenti në komunikacion

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 11:54
Kryeministrja polake, Beata Szydlo

Kryeministrja polake, Beata Szydlo u shtrua në spital pas një aksidenti në komunikacion, por është në një gjendje të qendrueshme dhe të mirë, theksoi sot zëdhënësi i qeverisë.

Pas një përplasjeje me një ”Fiat 600” drejtuar nga një i ri 21-vjeçar, dje në mbrëmje në Oswiecim, limuzina e Szydlo ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Pas një sërë ekzaminimesh në një spital lokal, Szydlo u transportua në mbrëmje në spitalin ushtarak të Varshavës.

”Gjendja e Szydlo është e qendrueshme. Ajo ndjehet mirë. (…) Ajo mund të përmbushë funksionet dhe detyrimet e saj si kryeministre”, deklaroi Rafal Bochenek për shtypin.

Ai nuk dha detaje nëse ajo do të mund të drejtojë të martën një takim të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat