Ushtarët grekë çaktivizojnë me sukses një bombë të Luftës së Dytë Botërore

Evropë

Ushtarët grekë çaktivizojnë me sukses një bombë të Luftës së Dytë Botërore

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 17:53
Ushtarët grekë çaktivizojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore

Ushtarët grekë të dielën me sukses çaktivizuan një bombë të Luftës së Dytë Botërore në Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, pas evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga zona.

Bomba u zbulua pranë një pike karburanti në qytetin verior, gjatë punimeve në rrugë javën e kaluar.

"Operacioni përfundoi, çdo gjë shkoi mirë",  tha shefi i sigurisë rajonale Apostolos Tzitzikostas, pas katër orësh deminim nga ekipi i tij, shkruan afp.

Bomba ishte e gjatë 1.5 metra. Fillimisht u tha  se bartte rreth 250 kg të eksplozivëve, por gjatë inspektimit është gjetur të jetë një pajisje prej 170-kilogramë eksplozivë.

Shefi i shtabit të ushtrisë Nikos Phanios, tha se mekanizmi i ndezjes së  bombës "ishte ende në një formë shumë të mirë, dhe kjo ishte ajo që  e kishte shqetësuar." Pajisja ishte  prodhim amerikan”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat