Operacione antiterror në Stamboll, ndalohen 230 të dyshuar

Evropë

Operacione antiterror në Stamboll, ndalohen 230 të dyshuar

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:55
Policia turke

Të paktën 230 të dyshuar u arrestuan në operacionet terroriste të mëngjesit të sotëm të cilat janë duke u kryer nga policia turke në rajonin e gjerë të Stambollit.

Në kuadër të hetimeve kundër aktiviteteve të organizatës terroriste PKK, policia turke herët në mëngjes ndërmori një operacion masiv në Stamboll.

Zyrtarët e policisë thanë se deri më tani janë kryer bastisje në mbi njëqind adresa, dhe se operacioni është duke u zhvilluar për shkak të kërkimit për 34 persona të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër-arresti.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar sasi të mëdha të armëve, municionit dhe dokumenteve që lidhen me organizatën PKK.

Policia turke sot në mëngjes ka nisur operacione të ngjashme anti-terroriste edhe në rajonet Adana, Izmir, Van, Mersin, Antalia dhe Malatya.

Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kjo është një organizatë, e cila fushatën e saj ushtarake kundër Turqisë e ka intensifikuar në korrik 2015 dhe deri më tani në sulmet e saj kanë rënë dëshmorë të paktën 1.200 civilë dhe pjesëtarë të forcave turke të sigurisë. Forcat turke të sigurisë janë duke kryer operacione të gjera kundër këtyre elementeve terroriste në juglindje të vendit dhe në Irakun verior.

Përveç në Turqi, PKK vepron edhe në Irak, ku është vendosur bastioni kryesor i terroristëve në malin Kandil, kurse në veri të Sirisë vepron dega e PKK-së, PYD/YPG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat