Shefja e qeverisë polake mbetët në spital pas aksidentit me veturë

Evropë

Shefja e qeverisë polake mbetët në spital pas aksidentit me veturë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:54
Kryeministrja polake, Beata Szydlo

Kryeministrja polake, Beata Szydlo, është duke e marrë vetën pas një aksidenti të javës së kaluar me veturë, ndërsa ajo do të qëndroj në spital edhe për disa ditë, raporton Reuters.

Ajo është lënduar kur vetura e saj e ka goditur një pemë në Poloninë jugore të premtën. Ajo është dërguar menjëherë në një spital të kryeqytetit, Varshavë, ndërsa shumë pak detaje janë dhënë për gjendjen e saj.

Zëdhënësi i qeverisë megjithatë ka treguar se mjekët kanë thënë se lëndimet e saj nuk kanë kërkuar trajtim kirurgjik.

Zëdhënësi i qeverisë gjithashtu ka thënë se kryeministrja e ka vazhduar punën prej spitalit, ndërsa aty është takuar edhe me zyrtarë qeveritarë dhe kolegë.

Arsyeja e aksidentit dhe rrethanat që çuan deri te përplasja, janë ende nën hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat