Nxehen gjakrat, polemikë e ashpër e ministrit Daçiç me kolegun kroat Stier

Evropë

Nxehen gjakrat, polemikë e ashpër e ministrit Daçiç me kolegun kroat Stier

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 22:54
Davor Ivo Stier dhe Ivica Daçiç

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se viteve të fundit Zagrebi dhe Beogradi kanë bashkëpunuar mirë, deri në momentin kur në Kroaci kanë filluar ta lavdërojnë lëvizjen e ustashëve.

Në një pyetje në konferencën për shtyp në Beograd, për ta komentuar deklaratën e sotme të ministrit të jashtëm kroat, Davor Ivo Stier, se “në Serbi po qajnë, pasi nga Kroacia është refuzuar kërkesa për takim dypalësh, por për këtë është dashur të mendojnë para se ta sulmojnë kardinalin Stepinac”, Daçiç tha se Serbia nuk i ndryshon qëndrimet e veta politike.

“A mendojnë ata me të vërtetë se dikush në Serbi do ta lavdëroj” kardinalin Stepinac, është shprehur Daçiç dhe ka shtuar se “si është e mundur që gjatë gjithë këtyre viteve kemi bashkëpunuar mirë, derisa nuk kanë filluar ta lavdërojnë lëvizjen ustashe”.

Ministri i jashtëm kroat ka theksuar se, megjithatë, duhet të ekzistoj një kanal i komunikimit me Beogradin, ashtu siç e kanë vendosur kryeministrat, në mënyrë që të zgjidhen çështjet e hapura.

Akuzat reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë kanë filluar të enjten, pasi në Kroaci u zbulua shtatorja e kardinalit, Alojz Stepinac, me ç’rast Daçiq e akuzoi Zagrebin për ngritje të përmendores për “kriminelin e luftës”.

Ministri i jashtëm kroat, Davor Ivo Stier, pastaj e ka refuzuar një propozim të Daçiçit për takim. Daçiç dje tha se ishte i gatshëm për dialog me kolegun kroat, megjithqë ka prejardhje nga familja që ka luftuar kundër fashizmit, ndërsa Stier e ka prejardhjen nga një familje ustashe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat