Krijon një substancë eksplozive, studenti për pak ‘hedh në erë’ universitetin

Evropë

Krijon një substancë eksplozive, studenti për pak ‘hedh në erë’ universitetin

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:02
Universitetin e Bristolit

Ndërtesat e një universiteti britanik u evakuuan kur një student krijoi aksidentalisht të njëjtën substancë eksplozive, tejet të rrezikshme, që është përdorur në sulmet terroriste në Paris.

Një hetim në Universitetin e Bristolit ka zbuluar se substanca në fjalë, e njohur si “triacetone triperoxide” (TATP) u krijua pa qëllim në laboratorin kimik.

Laboratori i rrethua me një shirit duke j’ua ndaluar studentëve të afroheshin pas  incidentit , shkruan “BBC”.

Askush nuk u plagos dhe ekipet kryen një shpërthim të  kontrolluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat