Macron denoncon sulmet e përsëritura të hakerave

Evropë

Macron denoncon sulmet e përsëritura të hakerave

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:35
Emmanuel Macron

Emmanuel Macron, kandidat i qendrës në zgjedhjet presidenciale në Francë denoncoi sot sulme të përsëritura në web-in e fushatës së tij elektorale të kryera nga hakera, pjesa më e madhe e ndërhyrjeve në rrjet e kanë origjinën nga Ukraina dhe kritikuar në mënyrë të veçantë sulme të mediave ruse "Sputnik" dhe "Russia Today".

"Procesi elektoral nuk është trukuar, por jemi nën shënjestrën e sulmeve te përsëritura, të shumta në numër të hakerave në web-in tone, shumica me origjinë nga Ukraina bazuar në prova të forta", deklaroi ish-ministri i Ekonomisë, themelues i lëvizjes ”Në progres!” për radion ”Klasike” duke siguruar se ka paraqitur prova të sulmeve.

"Theksoj se disa web-e, ‘Sputnik’ apo ‘Russia Today’, që kanë të punësuar një numër të shumtë gazetarësh francezë ku bindja politike nuk duhet të faktohet, kanë kryer sulme duke përhapur zëra, deklarata mjaft poshtëruese që nuk kanë aspak lidhje me gazetarinë por kryesisht të opinione  negative të njëanshme”, shtoi ai.

Të hënën e kaluar, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes ”Në progres!” Richard Ferrand bëri të ditur për qindra apo mijëra sulme mbi sistemin informatik, bazën e të dhënave dhe web-in e lëvizjes, duke denoncuar gjithashtu informacione të pabaza të shpërndara sipas tij nga "Russia Today" dhe  "Sputnik News".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat