Treni del nga binarët në Belgjikë, një i vdekur dhe shumë të lenduar

Evropë

Treni del nga binarët në Belgjikë, një i vdekur dhe shumë të lenduar

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:04
Pamje nga aksidenti në Belgjikë

(E plotësuar) - Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur sot, kur një tren pasagjerësh doli nga binarët dhe u përmbys në afërsi të Brukselit.

Louis Tobback, kryetari i bashkisë Leuven, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, kur treni u largua nga stacioni në Leuven dhe ishte nisur në drejtim të aeroportit të Brukselit. 

Tobback shtoi se shumica e të plagosurve kanë pësuar lëndime të lehta. 

I gjithë qarkullimi hekurudhor në drejtim dhe nga Leuveni, i cili ndodhet 20 kilometra në lindje të Brukselit, është ndërprerë. 

Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me shkakun e aksidentit.

***

Të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, kur një tren me udhëtar ka dalë jashtë binarëve pas një aksidenti jashtë një stacioni në afërsi të Brukselit.

Operatori hekurudhor SNCB ka thënë se një tren pasagjerësh me destinacion Brukselin ka dalë jashtë binarëve të hekurudhës pas largimit nga qyteti i Leuven, 25 km në lindje të kryeqytetit, raporton Telegraph.

Shërbimet e urgjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

I gjithë trafiku i trenave brenda dhe jashtë Leuven-it, 20 kilometra në lindje të Brukselit, është ndërpre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat