Nis gjykimi i 47 personave që akuzohen se tentuan ta vrisnin Erdoganin

Evropë

Nis gjykimi i 47 personave që akuzohen se tentuan ta vrisnin Erdoganin

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:13
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Sot ka nisur gjykimi ndaj 47 personave të akuzuar për tentim vrasjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, natën e tentim puçit të dështuar, derisa ai ndodhej në pushim me familje.

Të dyshuarit – 37 prej të cilëve ish pjesëtarë të ushtrisë – mund të dënohen me burg të përjetshëm për akuzat si tentim vrasje, prishje të rendit kushtetues dhe krime të tjera kundër shtetit gjatë tentim puçit të 15 korrikut  2016.

Të pandehurit akuzohen se sulmuan hotelin në vendin turistik Marmaris, ku Erdogan po qëndronte, duke vrarë dy policë.

Erdogani ishte larguar nga hoteli pak para se ai të sulmohej. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat