Aksident i tmerrshëm mes dy autobusëve në Turqi, të vdekur nga të dy anët

Evropë

Aksident i tmerrshëm mes dy autobusëve në Turqi, të vdekur nga të dy anët

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:30
Pamje nga aksidenti i tmerrshëm mes dy autobusëve në Turqi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradë, në provincën turke të Igdir, shkruajnë mediat e huaja.

Si pasojë, bëhet e ditur se së paku shtatë persona kanë gjetur vdekjen, ndërkaq më shumë se 16 të tjerë kanë pësuar lëndime.

Po sipas medieve të huaja, në mesin e viktimave janë edhe dy vozitësit e autobusëve.

Ndërkaq, theksohet se deri më tani nuk mund të flitet për shkakun e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat