Aliyev për këshilltar të parë emëron bashkëshorten e tij

Evropë

Aliyev për këshilltar të parë emëron bashkëshorten e tij

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:08
Mihriban Alijev dhe Ilham Aliyev

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev emëroi bashkëshorten e tij Mihriban Alijev në postin e këshilltares së parë.

Në njoftimin me shkrim të Presidencës së Azerbajxhanit thuhet se presidenti Aliyev në pajtim me autorizimet kushtetuese në postin e këshilltares së parë ka emëruar bashkëshorten Mihriban, transmeton AA.

 Posti i këshilltarit të parë dhe këshilltarit të presidentit të Azerbajxhanit është vendosur me reformat kushtetuese të cilat në muajin shtator të vitit të kaluar me 86.6 përqind të votave e mbështetën edhe qytetarët e këtij vendi në referendum. Në pajtim me dispozitat, presidenti i shtetit vet emëron dhe shkarkon zyrtarët në këto funksione.

 Këshilltarja e parë e presidentit ka imunitet të plotë dhe merr të gjitha autorizimet dhe detyrimet e shefit të shtetit në mungesë të presidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat