Vendimi për zgjedhje parlamentare në Serbi të hënën

Evropë

Vendimi për zgjedhje parlamentare në Serbi të hënën

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 14:16
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendimi për të mbajtur zgjedhjet parlamentare do të merret  gjatë fundjavës, më së voni  deri të hënën.

“Vendimi do të merret  jo më vonë se të hënën”, iu tha kreu i ekzekutivit serb gazetarëve në Panairin e Beogradit, raporton media serbe.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a do të ketë zgjedhje parlamentare, kryeministri serb tha se “është shumë afër një vendimi në lidhje me këtë”

“Unë pashë disa nga kërkesat e partnerëve të koalicionit, jam afër një  vendimi, por ai vendim s`do të merret deri të hënën”, ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat