Kandidati i pavarur për president të Francës do të takohet me Merkelin

Evropë

Kandidati i pavarur për president të Francës do të takohet me Merkelin

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 19:54
Emmanuel Macron

Emmanuel Macron, kandidat i pavarur për president të Francës do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel më 16 mars.

Një takim me Merkelin, lideren e shtetit që ka ekonominë ndër më të fortat në Evropë, do të mund ta forcojë imazhin e kandidatit sidomos pas takimit me Kryeminsitren britanike, Theresa May të martën, shkruan Reuters.

Burimet kanë deklaruar se takimi do të zhvillohet në qytetin e Berlinit.

Sondazhet e fundit nga Franca tregojnë se Macron është favorit për të fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kundër kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat