Bild: Sulmuesi në Heidelberg, me probleme mendore

Evropë

Bild: Sulmuesi në Heidelberg, me probleme mendore

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 22:13
Pamje nga sulmi në Heidelberg të Gjermanisë

Gazeta gjermane “Bild”, ka njoftuar se sulmuesi që shkeli sot me makinë tre qytetarë në Heidelberg të Gjermanisë, është me të meta mentale.

Sulmuesi pasi shkeli tre qytetarë në një zonë për këmbësorë në afërsi të sheshit kryesor, tentoi të ik, por u kap nga policia pasi u qellua, për të cilin mediat paraprakisht raportuan se ishte vrarë.

Gazeta gjermane "Bild", ka deklaruar se i dyshuari ka probleme mendore, por autoritetet gjermane nuk e kanë komentuar këtë njoftim, raporton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat