Rumunët vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Evropë

Rumunët vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 00:06
Protestat në Bukuresht

Në Bukuresht, gjatë fundjavës, janë rikthyer protestat kundër qeverisë. Rreth 3 000 njerëz janë mbledhur të dielën në mbrëmje para ndërtesës së parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Demonstruesit kanë formuar një flamur të madh të Bashkimit Evropian me fletë letre dhe rroba. Ata kanë thënë se protesta e tyre sinjalizon mbështetjen për BE-në dhe vlerat e saj, shkruan Rel.

Rumunët kanë nisur protestat natën qysh në fillim të shkurtit, pasi kryeministri Sorin Grindeanu ka nënshkruar një dekret që do t’i lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar. Dekreti më pas është shfuqizuar, por protestat vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat