Anëtaret e BE-së nuk janë të obliguara të japin viza humanitare

Evropë

Anëtaret e BE-së nuk janë të obliguara të japin viza humanitare

Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:46
ilustrim

Gjykata evropiane për drejtësi ka vendosur të martën që vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të mos jenë të obliguara që të japin viza humanitare për njerëzit, të cilët dëshirojnë të hyjnë në territorin e tyre për të bërë kërkesa për azil.

Vendimi është marrë pasi një gjykatë në Belgjikë, në tetor të vitit të kaluar, urdhëroi qeverinë që të japë vizë humanitare për një familje nga lufta shkatërrimtare në Siri.

Gjykata evropiane vendosi që përmes lejimit që njerëzit të zgjedhin, se ku do të fitojnë mbrojtje ndërkombëtare rrezikohet sistemi i BE-së lidhur me atë se cili vend duhet që të lejojë kërkesat për azil.

Gjykata, selia e së cilës ndodhet në Luksemburg, ka theksuar se megjithatë vendet anëtare të BE-së kanë të drejtën që të lejojnë viza sipas ligjit vendor.

Në Belgjikë, miqtë e familjes për të cilën besohet se ende është në Siri, i kanë ofruar asaj vendosje dhe ushqim. Qeveria shpreh drojën se lejimi i vizës për këtë familje do të hapte dyert për një numër të madh kërkesash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat