Vuqiq: Së shpejti takime me Merkel dhe Putin

Evropë

Vuqiq: Së shpejti takime me Merkel dhe Putin

Më: 11 mars 2017 Në ora: 16:17
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuqiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, deklaroi të shtunën se së shpejti do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Vuqiq ka precizuar se me Merkel është takuar nëntë herë, ndërsa “për pesë ditë” do të ketë edhe takimin e dhjetë me të.

Ai këto komente i bëri gjatë një mitingu parazgjedhor në Çaçak, ndërkohë që nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me takimet e paralajmëruara, transmetojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat