Alfano: Italia është mbështetësja kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE

Evropë

Alfano: Italia është mbështetësja kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE

Më: 14 mars 2017 Në ora: 16:55
Shefi i diplomacisë italiane, Angelino Alfano

Shefi i diplomacisë italiane, Angelino Alfano, të martën ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

Me këtë rast numri një i diplomacisë italiane shprehu mbështetjen e pa rezervë të vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Italia është mbështetësja kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha ai.

Ndryshe, gjatë vizitës në Shqipëri, ministri Alfano do të takohet edhe me shefin e shtetit Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat